Albnetwork u formua në fund të 2001. Me përpjekjet e një grupi nismëtar që në 1998, u hodh idea e një rrjeti shqiptar me servera shqiptarë.

Qëllimi ynë kryesor është të kemi një network ku të mblidhen të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet tona dhe bashkatdhetarët të shpërndarë në të gjithë botën.

Pse Albnetwork? Qëllimi ynë është të bëjme diçka shqiptare duke ofruar të gjitha mjetet që disponojmë për arritjen e saj, qetësine dhe ambjentin e këndshëm që çdo person kërkon ku të kalojë kohën e lirë. Për të arritur këtë gjë përdorim teknologji të avancuar me anë të UnReal Ircd dhe Anope. Kjo gjë mundësohet nga serverat e fuqishëm që disponojmë falë sponsorizimit të disa personave që ndihmojnë në rritjen dhe mbarëvajtjen e këtij projekti.